Amazon do të ofrojë dërgesa me dronë në College Station të Texas në Shtetet e Bashkuara. Konsumatorët mund të marrin porositë për më shumë se 500 lloje ilaçesh për gripin, astmën dhe pneumoninë.
Kompania thotë se ilaçet do të arrijnë brenda orës nga lënia e porosisë dhe nuk do të ketë tarifë shtesë për përdorimin e shërbimit. Dronët fluturojnë në lartësi 40 deri në 120 metër dhe Amazon thotë se nuk përbëjnë pengesë për asgjë.
Pasi arrijnë në shtëpinë e konsumatorit, droni ngadalë dhe në mënyrë të sigurte ulet për tek zona ku duhet bërë dërgesa. Pasi mëson nëse zona është e pastër për zbritje, automatikisht lëshon pakon dhe më pas kthehet në bazë.
Amazon pretendon se kamerat dhe sensorët e vendosura në pajisje të cilat ushqejnë me informacion një rrjet neural, bëjnë të mundur shmangien e përplasjeve me njerëzit, kafshët apo shtyllat e energjisë elektrike.
Shteti i Teksasit ka pritur disa testime dërgesash me dronë. Krahas Amazon, Alphabet filloi të ofronte shërbime të ngjashme në bashkëpunim me Walmart.
Në lajmi e sotëm, Amazon tha se që prej Dhjetorit 2022 ka kryer me sukses qindra dërgesa me dronë për shtëpitë në College Station. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL