Alvesit nuk i është ofruar ende marrëveshje e re

1 minut lexim

Edhe pse erdhi në fund të vitit 2021, Dani Alves mund të largohet përsëri nga “Camp Nou”.

Kjo, pasi siç pretendon “Sport”, Alvesit nuk i është ofruar ende marrëveshje e re me gjigandin spanjoll.

Mbrojtësi veteran brazilian, ka punuar për një marrëveshje afatshkurtër.

Ai ka kontratë të vlefshme me Barçën deri më 30 qershor të këtij viti, dhe 39-vjeçari ende nuk e di se ku do të qëndrojë për vitin 2022- 23.

Që nga ardhja e tij në Barcelonë, Alves është paraqitur në 16 ndeshje me fanellën e Barçës në të gjitha garat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plevneliev: Petkovi t’i ndjek hapat e Ciprasit

Story i radhës

Çifti kapet mat, pas 1 viti Butrint Imeri dhe Olta Beqiri shfaqen të përqafuar

Të fundit nga