Alverde po bëhet gjithnjë e më thelbësor për skuadrën e Ancelottit

“Nëse nuk arrij ta bëj Valverde-n të shënojë të paktën 10 gola në sezon, atëherë do ta gris licencën time si trajner”. këto kanë qenë fjalët e Carlo Ancelotti-t në fillim të sezonit.

Në finalen e Botërorit për Klube të fituar kundër Al-Hilal, trajneri i Real Madrid ka mundur të marrë frymë lehtësisht me dygolëshin e realizuar nga uruguajanët, që ka arritur në 11 gola në këtë sezon.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga trajneri italian në konferencë për shtyp pas fitores së Kupës së Botës për klube:

“Kam kaluar një moment shumë të vështirë, por tani i jam mirënjohës sepse nuk duhet ta gris licencën time”.

I rritur në fillim te skuadra e Penarol dhe më pas te cantera e Real Madrid, Valverde po bëhet gjithmonë dhe më thelbësor për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Janë gjashtë golat e shënuar deri tani në kampionat që bashkë me 3 të shënuar në Botërorin për Klube dhe 2 në Champions League i kanë dhuruar Valverde-s një pjesë të parë shumë të mirë të sezonit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëfimi i turkut 19-vjeçar, që mbijetoi për 63 orë nën rrënoja dhe regjistroi gjithçka me telefon

Story i radhës

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë ditët “e arta” të muajit, financat e tyre do të kapin majat

Të fundit nga