Julian Alvarez shënoi dy gola, ku Argjentina mposhti me rezultat 3:0 Kroacinë dhe u kualifikua në finale të Kampionatit Botëror.
Sulmuesi Julian Alvarez shprehet se është i lumtur për kualifikimin në finale, por ai si i gjithë ekipi nuk mjaftohet vetëm me kaq, do të shkojnë edhe për trofeun.
“Me meritë jemi në finale. Jam i sigurt se është një festë e çmendur në Argjentinë, në Calchín tim (qyteti ku ka lindur). Gëzimi është kudo.
Jemi të kënaqur me kualifikimin në finale, por nuk ndalemi me kaq. Ne duam trofeun.
Do të bëjmë më të mirën të dielën në finale”, tha lojtari i Manchester Cityt.