Alvarez: Mezi pres të stërvitem me Guardiolën

1 minut lexim

Pasi luajti ndeshjen e fundit me River Plate dhe i tha lamtumirë skuadrës që e bëri atë të shkëlqejë, duke i lejuar gjithashtu hapin e madh në Europë, sulmuesi Julian Alvarez po përgatitet të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij në Premier League te Manchester City.

I intervistuar nga faqja zyrtare e klubit, ai është shprehur i emocionuar.

“Jam tepër i lumtur, ndihem gati. Padyshim që jam në një nga skuadrat më të mëdha në botë, mjafton të shohësh se çfarë kanë fituar në dekadën e fundit dhe e kuptoj. Kam besim, stili i Guardiolës është emocionues, mezi pres të jem pjes e tij.

Dua të falenderoj River Plate për gjithçka që ka bërë për mua, i jam mirënjohës tifozëve, stafit dhe lojtarëve. Por tani jam i fokusuar 100% te City, dua të jap më të mirën time dhe të ndihmoj shokët e skuadrës dhe Manchester City të fitojnë”, është shprehur sulmuesi më i ri i klubit anglez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna Çair pastron Xhamitë me rastin e festës së Kurban Bajramit

Story i radhës

Mbajeni gjithmonë në shtëpi, kjo bimë është fatsjellëse

Të fundit nga