Futbollisti Altin Mërlaku është në formën më të mirë dhe në 45 minutat e parë shënoi dy herë.
Dukagjini i Klinës avancon me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Altin Mërlaku shënoi në minutën e 33-të e 36-të, duke shkatërruar rivalin, të paktën në 45 minutat e parë.
Nëse Gjilani sot dështon, atëherë do t’i minimizon shumë gjasat për titull.