altin krasniqi nje dite pas vendimit te hages u thye besimi yne ne drejtesi 6aab9b72dd6f6

Altin Krasniqi, një ditë pas vendimit të Hagës: U thye besimi ynë në drejtësi

September 17, 2026
1 minut lexim

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka reaguar sërish pas vendimit të djeshëm në Hagë, ku Krasniqi u dënua më 25 vjet burg.

Duke përcjellë një fjalë të babait të tij, Altini tha se dje u thye besimi i familjes në drejtësi.

Mes të tjerash, Altini shkroi:

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu.”

Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë.

Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur.

Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi.

Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti.

Me dhimbje në zemër, por me kokën lart.

Me kokën lart, babë. Gjithmonë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

molly mae hague mahnit me elegancen ne darken e biznesit te emma grede 6aab80fb950a8
Lajmi i mëparshëm

Molly-Mae Hague mahnit me elegancën në darkën e biznesit të Emma Grede

e rende ne tirane 12 vjecarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i halles ne telefonin e te mitures u zbuluan video intime dhe 6aab9bf0e192f
Lajmi i radhës

E rëndë në Tiranë/ 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, në telefonin e të miturës u zbuluan video intime dhe…

Të fundit nga

ShkoLartë