Avokati i njohur Altin Goxhaj, foli në protestë, ndërsa përshëndetjen speciale e rezervoi për të gjithë shqiptarët, të cilët janë larguar nga vendi.
Ai u bëri thirrje të kthehen në atdhe dhe të luftojnë për të rrëzuar regjimin, që sipas tij ka instaluar qeveria Rama.
“Edhe unë kam tablet si doktori! Përshëndes të gjithë shqipet e dëbuara nga atdheu! Jemi kaq shumë shqipe, dhe sa herë ka shumë shqipe, ikin sorrat, sepse kanë frikë. Ai ka frikë. Dy hapa para ne, dhjetë hapa pas ata (qeveria).Poshtë Xhorxh Soros!E dini se ku është Rama, e dini ku është fshehur, në folenë e Soros në Paris.
Ndizni dritat që ti shikojë Rama dhe Aleks Soros. Këto po i sheh Edi Rama dhe Aleks Soros. Ky ortek është vetëm fillimi dhe do tju shkatërrojë! Sepse ne e dimë, se pa ikur Rama dhe Veliaj, nuk shpëton dot Shqipëria”, tha ai.