AlternAtivA: Vendimi i Gjykatës Supreme për rastin “Monstra” e vulos fatin e shqiptarit të dënuar në procese të montuara

min lexim

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, e cila e konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimet e shqiptuara ndaj shqiptarëve të dënuar tashmë disa vite në një proces që opinioni vazhdon ta konsiderojë si rast të montuar, e konfirmon edhe njëherë qëndrimin tonë, të thënë shumë herë, se sistemi i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm. Dëshmi për këtë ishte miratimi i përshpejtuar i Kodit Penal, me të cilin e shpëtuan Nikolla Gruevskin dhe shumë kriminelë si ai, njësoj siç synon edhe propozim-ligji për amnisti, me të cilin amnistohen disa kriminelë që i duhen pushtetit për të bërë dhunë dhe malverzime zgjedhore.
Këtu duam të kujtojmë se AlternAtivA ishte partia e parë në historinë politike të këtyre viteve që në marrëveshjen e saj për bashkëqeverisje, në nëntor 2021, e vendosi edhe pikën e zbardhjes së rasteve të montuara, që t’i adresohej një letër Komisionit Europian për të dërguar ekip ekspertësh, që t’i hulumtojnë ato raste. Megjithatë, opinioni e di se LSDM-ja e shkeli marrëveshjen, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, që hyri pas nesh në pushtet – ndonëse e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe më shumë se gjithkush i ka keqpërdorur edhe familjarët e rastit “Monstra” – as që e ka përmendur më këtë rast. Përveç kësaj, kur ne dolëm nga qeveria, kryeministri Kovaçevski e lansoi edhe një gënjeshtër tjetër, se letrën për Komisionin Europian në lidhje më këto raste do ta dërgojë në KE, sepse ashtu gjoja ishte marrë vesh me një deputet shqipfolës që pushteti sapo e kishte joshur. Edhe pse e dinim se e kanë mashtrim pazari, ne edhe atë rast e patëm përshëndetur dhe patëm kërkuar nga kryeministri ta mbajë premtimin, por janë bërë gati 9 muaj dhe kjo temë është heshtur edhe nga kryeministri, por edhe nga ai deputeti që e shiti veten te pushteti. Natyrisht, kush del në shitje, nuk mund të mbrojë asnjë kauzë.
Sidoqoftë, AlternAtivA shpreh keqardhjen e saj që shqiptarët e burgosur në rastin “Monstra” vazhdojnë të dergjen në burgje të përjetshme, kjo në kohën që kemi një ministër të Drejtësisë që i shpëton kriminelët dhe në kohën që një kryeministër bën akshampazare me deputetë shqipfolës, po ashtu duke u tallur me shqiptarët e burgosur në rastet e montuara.
Pavarësisht kësaj, AlternAtivA vazhdon të besojë se megjithatë ka mundësi të ridefinohet sistemi i drejtësisë, ndërsa këtë e kemi dëshmuar duke dorëzuar interpelancë për kryeprokurorin Lubomir Joveski, për çka presim që kryetari i Kuvendit të ftojë seancë kuvendore.

AlternAtivA – Shkup

Shkup, 16.09.2023
P
[email protected]
to adnan.idriz, afrimjonuzi7, aidaxhoni, +208
7 minutes agoDetails
Të nderuara media,
Të dashur qytetarë,
Sot jemi këtu, për të ngritur, ose thënë më saktë për të ri theksuar edhe njëherë shqetësimin tonë, për rastet dhe zhvillimet e fundit ku korrupsioni dhe konflikti i interesit po frymojnë lirshëm.
Para disa ditëve ishim dëshmitarë të një teatri të ri nën regjinë e BDI-së, ku pamë tek përvetësohet dhe familjarizohet projketi strategjik i korridoreve 8 dhe 10.
Vlen të thekojmë, se ne i gëzohemi projekteve të tilla, të cilat madje janë dashur të fillojnë vite më parë, sepse nuk janë vetëm të rëndësishme për mirëqenien e qytetarve, por janë nevojë e meritë e tyre e plotë, por nuk mund të rrijmë heshtur kur në çdo rast Artan Grubi dhe BDI keqpërdorin pushtetin, duke prodhurar e mbuluar skandale të reja korruptive për të përfituar nga çdo anë.
Të nderuar, në këtë film sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të peronalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë të BDI-së, ai madje keqpërdor prezencën e Ambasadores për të mbuluar skandalet e tilla korruptive.
Populli pret përgjigje për të tilla zhvillime. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel dhe Enka’’?
Të dashur qytetarë të nderuara media, këto pyetje me gjasë do të mbeten përsëri pa përgjigje por ne mund të konkludojmë se BDI ka arritur në atë fazë ku tashmë keqpërdor edhe partneritetin strategjik me SHBA-të për pasurimin personal të këtij subjekti dhe funskionerëve të tij.
AlternAtivA
Lëvizja BESA
Lëvizja Demokratike
16.09.2023
Fadil Zendeli
Gostivar

Story i mëparshëm

Amnesti për Gruevskin, Pendarovski: Politikanë më kërkuan faljen e tij

Story i radhës

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja

Të fundit nga