AlternAtivA: Tetova në terr, qytetarët të dëmtuar edhe pse paguajnë për ndriçim publik

November 23, 2022
1 minut lexim

Tash, kur jemi dëshmitarë të krizës energjetike, qyteti i Tetovës për çdo natë jeton në terr, kjo gjoja për shkak të kursimit të rrymës nga Komuna e Tetovës, që i fik dritat e ndriçimit publik.
Duke mos i besuar rrëfimit të drejtuesve të Komunës së Tetovës se bëhet fjalë për kursim, sepse ata bëjnë shpenzime marramendëse personale, kërkojmë nga udhëheqësia e Komunës që ta marrë para sysh edhe pagesën e faturave të cilat qytetarët i paguajnë për ndriçim publik.
Përderisa Komuna e Tetovës nuk e ofron shërbimin për ndriçim publik, atëherë duhet t’i lirojë qytetarët edhe nga pagesa mujore që qytetarët e paguajnë për ndriçim publik.
Në të kundërtën, do të duhet të gjykojmë se kemi të bëjmë për plaçkitje të qytetarëve.
Alternativa – Dega Tetovës

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk ka shpresa për romancën e tyre, shenjat e Horoskopit që do ta mbyllin vitin 2022 beqarë

Story i radhës

Superkupa e Italisë më 18 janar

Të fundit nga

ShkoLartë