Alternativa takon strukturat dhe aktivin e partisë në Saraj

December 6, 2024
min lexim

Shkup, 6 dhjetor – Sot, Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partisë në komunën e Sarajit nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet.” Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u trajtuan tema të ndryshme, si situata aktuale politike, sfidat, strategjitë për vitin e ardhshëm, si dhe sugjerime e kritika me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë takim, Alternativa u prezantua si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN.

Takimin e përshëndetën kryetari i degës në Saraj, Muhamed Zenuni, deputeti i Kuvendit të RMV-së, Bekim Sali, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Amir Elezi.

Në fund të takimit, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, deklaroi:

“Me këtë prezencë masovike jam i sigurt se kush i fiton zgjedhjet lokale në Saraj. Në të kaluarën është krijuar përshtypja se politikanët takohen me qytetarët vetëm gjatë zgjedhjeve. Nëse i qëndrojmë besnikë kësaj tradite të kontaktit të vazhdueshëm me qytetarët, kjo do të jetë një garanci që jemi në rrugën e duhur. Madje, kjo do të ndikojë edhe te partitë e tjera për të rritur standardet, duke na ndjekur ne.”

Më tej, kreu i Alternativës foli për arritjet: nga abetarja kombëtare, rritja e pagave në arsim dhe shëndetësi, fondet për Universitetin “Nënë Tereza,” deri te vendimet për shëndetësinë dhe fondet prej 250 milionë eurosh për komunat. Ai theksoi:

“Detyra jonë është të punojmë për ta fituar edhe komunën e Sarajit. Kjo komunë ka resurse të jashtëzakonshme, por ka mbetur në gjendje katastrofale për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve.”

Për çështjen e gjuhës shqipe, Ibrahimi potencoi:

“Nuk ka asnjë fuqi që mund ta dëmtojë gjuhën shqipe. Ne jemi të angazhuar që ta avancojmë atë edhe më tej.”

Ai gjithashtu dënoi incidentet e fundit, duke bërë apel që të rinjtë të mos bien pre e provokimeve dhe mashtrimeve. “Ka indikacione se këto incidente janë stimuluar nga BDI-ja. Por shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh,” përfundoi ai.

Alternativa mbetet e përkushtuar ndaj identitetit të saj politik, duke dhënë llogaridhënie me përgjegjësi dhe dinjitet, me transparencë të plotë dhe angazhim për një të ardhme më të mirë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimi: Në Dërvenin e rezistencës dhe të ndryshimit takuam aktivin dhe strukturat e partisë

Story i radhës

Eksperti austriak paralajmëron rrezikun: Serbia në rrugën e luftës, Kosova të armatoset fuqishëm; bombat do të bien sërish mbi Beogradin

Të fundit nga

ShkoLartë