‘Alternativa’ nesër organizon kongresin e parë partiak, 500 delegatë do të zgjedhin kryetarin e ri

Partia Alternativa” nesër organizon kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj parite dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi do të mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup me fillim në ora 12 në fjalë do të organizohet në dy faza.

Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundëshëm, përveç pritshmërimve për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.

Rendi i ditës
Ora 12:00 – 13:30 pjesa e hapur e Kongresit
– program kulturor dhe artistik
– Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit Rinor
– Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit të Gruas
– Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Alternativës, Bekim Sali
– Fjala e kryetarit të Alternativës, z. Afrim Gashi
Ora 13:30 Deklaratë për media e kryetarit të Alternativës, z. Afrim
Gashi
Nga ora 15:00 deri në 19:00 mbyllja (pjesa e punës) e Kongresit
Ora 19:00 Deklaratë për media e Kryetarit të Alternativës A, z. Afrim
Gashi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Likovë, shënohet 4o vjetori i themelimit të LPK

Story i radhës

Kastrioti finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Të fundit nga