AlternAtivA: Ne nuk kemi propozuar asnjë njeri në diplomaci

1 minut lexim

Zëdhënësi i partisë, AlternAtivA, Orhan Murtezani, para pak çastesh i ka përgënjeshtruar zërat se subjekti i tyre ka bërë propozime për emërime në diplomaci.

Ai në një postim në rrjetin social facebook, me këtë mënyrë i ka hedhur poshtë zërat se propozimi për konsull të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut në Neë York, ka ardhur nga partia e tyre.

Në vijim ja edhe reagimi i plotë i Alternativës.

“AlternAtivA deri tash as nuk ka biseduar për përfaqësim në diplomaci e as që ka marrë ndonjë përgjegjësi të tillë. Secili lajm a postim që e ndërlidh Alternativën me emërimin e ndonjë diplomati diku është vetëm shpifje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Alternativën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biletë pa kthim e të rinjve nga Kosova drejt Gjermanisë

Story i radhës

Lajm shpresëdhënës për miliona njerëz: U bë personi i tretë dhe gruaja e parë që mundi plotësisht SIDA-n

Të fundit nga