Alternativa: Faktorë të jashtëm e të brendshëm na kanë lutur të hyjmë në Qeveri

November 10, 2022
1 minut lexim

Shkup, 10 nëntor – Alternativa nuk ka informacione se Aleanca për Shqiptarët mund të zë vendin e tyre në Qeveri. Nga kjo parti për Sitel thonë se edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski e konfirmoi se shkrimet e tilla janë spekulime, ndërkaq thonë se faktorë të brendshëm e të jashtëm u janë lutur që ata të bëhen pjesë e Qeverisë.

 

“Kryeministri e konfirmoi zyrtarisht se është vetëm një spekulim. Largimin e Alternativës nga koalicioni nuk e vendos askush tjetër, përveç organeve partiake të Alternativës, që vendosën për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Ju e dini që Alternativa e stabilizon këtë qeveri dhe këtë e dinë mirë partnerët tanë qeveritarë dhe partnerët ndërkombëtarë. Nëse dikush e ka harruar atë akt të Alternativës, sigurisht që nuk është nga skleroza. Ne nuk kemi hyrë në qeveri sepse jemi lutur apo vardisur, por sepse na kanë kërkuar një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, për shkak të procesit të eurointegrimit. Në fakt, shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për një përforcim tjetër. Marrëdhëniet tona me partnerët e tjerë në qeveri janë korrekte, në kuadër të marrëdhënieve kolegjiale”, thonë nga Alternativa.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Djajtë e Kuq’ po e monitorojnë yllin e Barcelonës

Story i radhës

Gjergji e Kadiolli: Duam të marrim sa më shumë eksperiencë nga ky turne

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë