Alpinisti holandez u rrëzua gjatë lëshimit me parashutë në Galiçicë, operacion i parë i kërkim-shpëtimit rezultoi pa sukses!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë paradites së sotme, një alpinist holandez është rrëzuar gjatë lëshimit me parashutë në malin Galiçicë, transmeton TV21.

Është realizuar një operacion i kërkim – shpëtimit, por pa sukses. Nga dikasteri i sigurisë njoftojnë se ka filluar operacioni i dytë i cili realizohet nga Njësiti i Helikopterëve, Ekipi alpin dhe për shpëtim dhe nga Policia kufitare.

“Sot (02.08.2023) në orës e paradites është denocuar se një shtetas i Holandës ka pësuar lëndime trupore të rënda gjatë lëshimit me parashutë në Galiçicë nga malet e Maqedonisë”, qëndron në njoftim.

Pas përfundimit të operacionit të dytë, nga MPB-ja do të njoftojnë me informacione shtesë./TV21

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Xhixha i paprekshëm

Story i radhës

Kore e Jugut, numri i të vdekurve nga i nxehti ekstrem rritet në 23

Të fundit nga