AllWeb 2023 Generative AI, ndryshim i rëndësishëm, apo vetëm një tendencë tjetër?

min lexim

Konferenca vjetore që diskuton çdo gjë digjitale është gati për edicionin e saj të 14-të, të 6-tin në Tiranë, Shqipëri. Me një qasje të re orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e digjitalit pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë. Por, ato janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë.

ALLWEB vazhdimisht tejkalon pritshmëritë vit pas viti, duke sjellë një ndikim të qëndrueshëm në marketingun digjital, inovacionin dhe skenën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri. Po ashtu, ngjarja e këtij viti do të përfshijë përmbajtje cilësore nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, Shqipëri, më 2 Nëntor.

“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e ALLWEB e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i konferencës.

Më 2 Nëntor, skena e ALLWEB do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Izraeli, por gjithashtu edhe folës rajonalë nga Kroacia, Maqedonia, etj.

“Tema kryesore e konferencës për këtë vit është Generative AI, i cili drejton evolucionin e marketingut dhe lejon markat të udhëheqin peisazhin digjital me precizion dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme për markën. Folësit do të prekin aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë përmbajtjen, reklamat, analitikën, sjelljen konsumatore, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një ndër themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.

Organizatorët me krenari njoftojnë Purna Virji-n si folësen e parë. Virji është stratege e përmbajtjes në LinkedIn dhe Konsulente e Zgjidhjeve të Përmbajtjes. Libri i saj i publikuar së fundmi, “High-Impact Content Marketing” ishte në vend të parë në Amazon në javën e parë të lancimit të tij.

Si në vitet e kaluara, organizatorët ofrojnë bileta “Super Early Bird” për audiencën më të përkushtuar dhe besnike. Këto bileta janë të disponueshme për një kohë të kufizuar dhe në sasi në internet tek faqja e dedikuar eventit www.allweb.digital

ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri.

Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

Kontakt:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]  ,

Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose [email protected]

Web: www.AllWeb.Digital

#E Rëndësishme

Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen.

Që nga viti 2012, më shumë se 200 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:

Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

​Gjilani rikthehet sot në fushë, përballet me Prishtinën

Story i radhës

Fluks ikjesh në portin e Durrësit, vetëm gjatë fundjavës largohen rreth 20 mijë udhëtarë dhe 4,500 automjete

Të fundit nga