Alley Oop në Mitrovicë: 10 skuadra pjesëmarrëse, triumfon 02

May 12, 2025
1 minut lexim

Në Mitrovicë është zhvilluar turneu i pestë i Alley Oop në 3×3 te meshkujt.

Turneu i zhvilluar të dielën në Mitrovicë ka qenë me më shumë skuadra deri më tani, ku kanë marrë pjesë 10 sosh.

Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, që ishin mjaft interesante, e më pas gjysmëfinalja dhe në fund finalja.

Pas më shumë se tri orë ndeshje, finalja dhuroi emocione dhe dramë, ku u përballën 02 dhe Miners City.

Madje, koha e rregullt përfundoi baras 15:15, dhe vazhdimi ishte vendimtar, ku 02 me dy pikë radhazi e fitoi turneun në Mitrovicë, për të siguruar një biletë për super finalen në Prishtinë.

Skuadra fituese u shpërblye me 300 Euro.

Turneu i fundit do të zhvillohet në Therandë, e më pas do të zhvillohet super finalja në kryeqytet me skuadrat fituese nga secili qytet.

Garat janë mbajtur në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Televizorët Samsung QLED marrin certifikimin “Real Quantum Dot Display” nga TÜV Rheinland

Story i radhës

Udhëtimi në Lindjen e Mesme: Trump lë Netanyahun jashtë loje, shqetësime në Izrael

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë