Aventura e dytë te Juventusi për Paul Pogban nuk doli të ishte e mirë.
Francezi po vuan nga lëndimet, dhe ende nuk është paraqitur për “Zonjën e Vjetër”, që nga transferimi në verën e kaluar nga Manchester United.
Tani, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar situatën e Pogbas, duke thënë se ai është ende i lënduar dhe se nuk e di se kur do të rikthehet.
“Paul Pogba nuk është i gatshëm, ai nuk mund të jetë pjesë e ekipit, ky është realiteti tani. Ai është ende i lënduar dhe unë nuk e di se kur do të rikthehet ai. Unë jam duke pritur për të”, tha Allegri.
Juventusi i ka mohuar serat se do t’i shkëputet kontrata Paul Pogbas.