Juventusi ka pësuar një humbje shokuese nga Benfika në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Përkundër që krijuan epërsi të hershme me golin e Milik, Juventusi u përmbys ngq Benfika dhe rezultati pas 90 minutave ishte 1-2 për skuadrën portugeze. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e futbollistëve të tij në këtë sfidë.
“Është e vështirë të shpjegosh atë çfarë ndodhi, por pas rezultatit 2-1 ndeshja përfundoi, paraqitja do të kishte qenë e shëmtuar edhe nëse do të barazonim. Tani nuk shërben të flasësh, por vetëm të punojmë e mendojmë për fushën e lojës”.
Tutje tekniku italian ka thënë se kualifikimi është i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.
“Skuadrës i kam thënë që në futboll këto momente rastisin dhe duhet të dalim prej tyre kolektivisht. Në Ligën e Kampionëve është e vështirë, por nuk është mbyllur asgjë.
E kuptoj momentin e vështirësisë që jeton ekipi, në këto situata mjafton të pësosh një penallti për të ndryshuar gjithçka. Nuk duhet të mendojmë për shqetësimet, duhet vetëm të veprojmë”, tha Allegri.
Krejt në fund ai u ngacmua duke u pyetur se a mund të jap ende kontribut për Zonjën e Vjetër.