Allegri nuk është i shqetësuar

1 minut lexim

Pas barazimit me Barcelonën (2-2) vjen humbja me Realin e Madridit. Juventusi u mposht 2-0 në miqësoren ndaj ekipit të Carlo Ancelottit. Kampionët e Spanjës dhe Europës fituan falë golave të Karim Benzema dhe Marko Asensio.

Kapiteni zhbllokoi takimin me një penallti të ekzekutuar saktë, ndërkohë që Asensio vulosi fitoren e “Los Blancos” me golin e shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri nuk është i shqetësuar për këtë disfatë, teksa vlerësoi shumë skuadrën kundërshtare.

“Luajtëm një ndeshje të mirë ndaj skuadrës më të fortë në Europë.

Për sa kohë ishte e mundur të luanim, ne e bëmë. U përpoqëm të mos e humbnim topin kot. Jam i kënaqur me punën e djemve, disa lojtarë do rikthehen dhe mund të rritemi edhe më shumë.

Sfida pati shumë raste për gol nga të dy ekipet, duhet të kishim më shumë durim dhe qetësi te rastet tona. Kampionati po afron, kështu që le të pushojmë disa ditë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Zelenskyy bën thirrje për evakuime nga Donetsku Lindor

Story i radhës

Kryeministri spanjoll viziton nesër Tiranën

Të fundit nga