Allegri: Gabimi në golin e pësuar ishte vendimtar

February 22, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, foli pas barazimit 1-1 në transfertë që Juventusi regjistroi në ndeshjen e Championsit ndaj Vijarealit. Italiani e cilësoi sfidën e kthimit si një finale për bardhezinjtë, teksa në prononcimin për “Sky Sport”, ndër të tjera u shpreh:

“Gabimi në golin e pësuar ishte vendimtar, e lamë Parejon të vetëm në mes të zonës. Vijareali  ishte gjithmonë në kërkim të hapësirave, ne ishim gjashtë kundër një dhe mbetëm jashtë. Për pjesën tjetër patëm një ndeshje të mirë dhe patëm disa raste.

Tani është bërë si finale, nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në ndeshjen e dytë. Më mirë të kesh një Juve të shëmtuar dhe fituese, sesa të bukur dhe humbëse.

Vlahoviç bëri një lojë të mirë dhe nuk ishte e lehtë, si ai dhe Morata bënë mirë kundër një ekipi teknik dhe me përvojë. Shpresoja të fitoja 3-0, por duhet të qetësohemi dhe të ecim hap pas hapi.

Po përpiqem të gjej ekuilibrin e duhur për të arritur te rezultati. Në mes të fushës kam Zakarian që duhet të përshtatet, Arturin që ka cilësi në driblim. Le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze për sa i përket dëmtimit të Mek Kenit”, ka thënë Alegri pas ndeshjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Studimet e fundit kanë treguar: Përkëdhelja e një qeni përmirëson aftësitë e të menduarit

Story i radhës

Projekti i Aliut për çështjen e kolonave në Prishtinë-Fushë-Kosovë: Do ta ulte shumë fluksin e veturave

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë