​Allegri flet për mundësinë që të shkarkohet pas rezultateve të dobëta

min lexim

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se nuk beson se puna e tij është në rrezik pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Benfikës.

Pasi fitoi 11 trofe dhe arriti dy finale të Ligës së Kampionëve në periudhën e tij të parë si trajner i Juventusit, Allegri u kthye në klub në fillimin e sezonit të kaluar.

Megjithatë, 55-vjeçari siguroi vetëm me vendin e katërt sezonin e kaluar, ndërsa ata u mposhtën nga 10 klube të tjera të Serisë A, duke bërë që tifozët dhe ekspertët të vënë në dyshim stilin e lojës së tij, përcjellë KosovaPress.

“Zonja e Vjetër” gjithashtu e ka nisur sezonin e ri në formë të dobët, me humbjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Benfica-s duke e zgjatur ecurinë e tyre pa fitore në katër ndeshje në të gjitha garat.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, Allegri u pyet nga gazetarët nëse mendonte se puna e tij ishte në rrezik.

“Unë nuk ndiej se puna ime këtu është në rrezik. Është normale të kemi këto momente në futboll. Ne duhet të punojmë shumë dhe të ndryshojmë situatën. Gjithashtu, kemi shumë lojtarë të rëndësishëm të lënduar.”, tha Allegri.

Allegri do ta kthejë vëmendjen në takimin e së dielës në ligë me Monzën ku pas grumbullimit të 10 pikëve nga gjashtë ndeshjet e Serisë A, Juventusi kërkon të përmirësohet në pozitën e tetë.

Në grupin H të Ligës së Kampionëve, Juventusi është ende pa pikë, ashtu sikur edhe Maccabi Haifa, ndërsa dy vendet e para mbahen nga PSG dhe Benfica me nga gjashtë pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është djali sekret i Charles dhe Camilla që dëshiron të ngjitet në fron! Kush është Simon Charles Dorante-Day?

Story i radhës

Shkaktoi shqetësim, Margot Robbie fotografohet duke qarë pasi vizitoi Cara Delevingne

Të fundit nga