Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Allegri e konfirmon, ja kur rikthehet Pogba – Gazeta.mk

Allegri e konfirmon, ja kur rikthehet Pogba

min lexim

Paul Pogba ka përshpejtuar rikuperimin e tij nga një lëndim në gju dhe mund të bëjë debutimin e tij të dytë në Juventus, më vonë këtë muaj, ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri.

Reprezentuesi francez ende nuk e ka bërë paraqitjen e tij të parë për Juventusin që nga rikthimi si lojtar i lirë nga Manchester United, përpara fillimit të sezonit 2022/2023.

Pogba pësoi një lëndim në gju në stërvitjet para-sezonale dhe pësoi një tjetër lëndim në tetor, që më pas e përjashtoi atë nga Kupa e Botës në Katar.

Duke folur më 18 dhjetor, Allegri tha se ai ishte ende i pasigurt se kur Pogba do të kthehej në aksion, me 29-vjeçarin që ende nuk kishte të filluar të vrapojë në stërvitje në atë kohë.

Megjithatë, Allegri dha një përditësim më pozitiv në konferencën për shtyp sot para ndeshjes së Juventusit në Serie A me Cremonese.

“Ai po vrapon. Gjëja më e rëndësishme është se për momentin është që gjuri nuk po e shqetëson dhe nuk është fryrë,” u tha Allegri gazetarëve.

“Nëse ai vazhdon kështu, ndoshta brenda 15-20 ditësh do të jetë në gjendje të jetë me ekipin, por gjithçka varet nga evolucioni i tij. Kur ritmi të rritet, do të shohim se sa dhe nëse ai mund të stërvitet me ekipin. Nëse gjithçka shkon mirë, do të shohim hap pas hapi”, shtoi më tej Allegri.

Juventusi ka gjashtë ndeshje për të luajtur para fundit të janarit, duke filluar me ndeshjen si mysafirë të së mërkurës ndaj Cremonese, ku kjo e fundit ende po e kërkon fitoren e parë të sezonit në ligë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Netanyahu i “përkushtuar” ndaj status quo-së së xhamisë Al-Aksa

Story i radhës

Një listë me plot 12 gjëra që bëjnë çunat (me/pa vetëdije) dhe gocat i urrejnë!

Të fundit nga