Alkent Pozhegu është një artist kosovar me prejardhje nga Gjakova, i cili njihet edhe nga vendet e tjera të botës për shkak të artit të tij të veçantë me drithëra.
Pozhegu merret me krijimin e mozaikëve nga drithërat dhe farat, ku puna e tij ka marrë vlerësime edhe nga Libri i Guiness.
Pozhegu është mbajtës i tre rekordeve të Librit Guiness, ndërsa punën e tij të shkëlqyeshme e ka vazhduar edhe sot.
Ai ka krijuar një mozaik me dy lojtarët më të mirë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, Lionel Messin dhe Kylian Mbappe, në prag të finales së këtij turneu mes Argjentinës dhe Francës.
Pozhegu ka përdorur afro 150 kilogramë drithëra për krijimin e këtij mozaiku me futbollistët në fjalë.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni videon e mozaikut me Messin dhe Mbappen.