Aliu: Vendimi për rritjen e pagave, vendim i vonuar

November 2, 2024
1 minut lexim

“Vendimi për rritjen e pagave është i mirëpritur edhe pse i vonuar”. Kështu ka thënë në “Lajmet e Fundit”, njohësi i çështjeve ekonomike, Armend Aliu, duke theksuar se sektori publik ka kohë të gjatë që ka pritur një vendim të tillë për ngritje të pagave.

Aliu shtoi se kjo ngritje do të ndikojë pozitivisht, por në krahasim me ngritjen e inflacionit në vend kjo lë për të dëshiruar, duke theksuar se pagat nuk janë zgjidhja e vetme për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se e rëndësishme është që qeveria dhe ministria e financave duhet të jenë strikt në përmbushjen e planit dhe premtimeve të tyre dhe varësisht se çfarë ndodh duhet ti përmbahen ngritjes së pagave.

“Mirë do të ishte që ngritja e pagave të ishte e tërësishme në vlerë prej 110 eurove që nga janari”, tha Aliu.

Sipas tij në bazë të formulës që janë kalkuluar këto paga përfituesit më të mëdhenj nga ngritja e pagave do të jenë ata që kanë paga më të ulëta, por shtoi se realiteti nuk është ashtu sepse përfituesit më paga mesatare dhe ata me paga më të larta do të jenë përfitues më të mëdhenj për shkak të nivelit të koeficientit të tyre.

Aliu tha se kjo rritje nuk është konform rritjes ekonomike në vend duke ditur nivelin e ngritjes së çmimeve që ka ndodhur ndër vite e sidomos viteve të fundit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama në Selanik, tërbohen nacionalistët grekë/ Muça: Tregon prapambetje. Beleri? Ai e di që e ka humbur Himarën

Story i radhës

Mirëqenia: Një qasje globale ndaj shëndetit dhe lumturisë

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë