Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën një fotografi së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Aliu ka bërë të ditur se bashkë me Osmanin dhe ish-sekretarin Kerry, e kanë dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.

“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.

Përfundimi i ‘World Climate Action Summit’, ku edhe Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme dhe dyfishimin e efiçiencës së energjisë deri më 2030”, ka përfunduar ministri. 

Story i mëparshëm

“Naimi na ka prerë në besë”, flet mes dhimbjes babai i Liridonës: E ka vrarë vetëm për para

Story i radhës

Hailey Bieber tregon dekoltenë dhe barkun e tonifikuar teksa bën fotografi me të brendshme të bardha

Të fundit nga