Aliu: Nga Neziri dhe Maloku u njoftova edhe për nismën e FC Kosova Dusseldorf 

November 22, 2022
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur dy veprimtarët e shquar sportivë në Diasporë.

Është fjala për presidentin e FC Kosova Dusseldorf, Bujar Neziri dhe koordinatorin Shaban Maloku.

Neziri dhe Maloku e njoftuan Aliun për sukseset e klubit në Bezirksliga 1 dhe për iniciativën e fundit.

“Mirëprita sot, bashkatdhetarët, Shaban Maloku, Bujar Neziri dhe pronarin e televizionit “Diaspora”, Esat Hysaj, me të cilët ndamë momente të këndshme bashkëbisedimi, për sportin padyshim, suksesin e ekipit të futbollit shqiptar në Gjermani FC Kosova Düsseldorf, si dhe zhvillimin e përgjithshëm sportiv në mërgatë, çka padyshim ndër kontributdhënësit më të mëdhenj janë mysafirët që prita sot.

Nga mysafirët u njoftova edhe për nismën e ekipit FC Kosova Düsseldorf dhe bashkatdhetarëve tanë në Gjermani për ndërtimin e një shtëpie në Neredime për një familje në nevojë, solidaritet ky që meriton respekt e vlerësim maksimal”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Buxheti 2023, VMRO-DPMNE dorëzon 200 amendamente

Story i radhës

Reshje bore e shtrëngata shiu, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë