aliu kasami nuk e quajti taravarin zero por theksoi rendesine e vlen it 67f863f1e1d60

Aliu: Kasami nuk e quajti Taravarin zero, por theksoi rëndësinë e VLEN-it

April 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 prill – Analisti politik Qenan Aliu ka reaguar pas debatit të krijuar rreth një deklarate të kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, lidhur me rolin e Arben Taravarit në kuadër të koalicionit opozitar VLEN.

Në një koment publik, Aliu sqaroi se deklarata e Kasamit është interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe nën ndikimin e propagandës politike.

“Bilall Kasami nuk tha se Taravari është zero. Ai, si ekonomist që është, përdori një shembull numerik për të ilustruar idenë se VLEN është njësi matëse e vlerës në politikë. Njëshi ishte VLEN-i, ndërsa të tjerët – përfshirë Taravarin – ishin zerot që pasojnë njëshin dhe marrin kuptim vetëm në funksion të tij,” shkroi Aliu.

Ai theksoi se deklarata e Kasamit duhet parë në kontekstin e plotë të intervistës dhe jo të nxirret nga konteksti për qëllime propagandistike.

“Mbase retorika ‘live’ e një interviste mund të shkëputet aty ku do propaganda,” u shpreh ai.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari kemi nje koalicion qeveritar qe ka shumice parlamentare pa shqiptaret 67f863ef3939b
Story i mëparshëm

Taravari: Kemi një koalicion qeveritar që ka shumicë parlamentare pa shqiptarët

rama mashtron per pasaporten europiane salvador kacaj vizat i liberalizoi pd 67f8698a8ec78
Story i radhës

‘Rama mashtron për pasaportën europiane’, Salvador Kaçaj: Vizat i liberalizoi PD

Të fundit nga

ShkoLartë