Aliu dhe Rhode: “Dielli” do t’i ngrohë 60 mijë qytetarë

March 30, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ambientit Liburn Aliu së bashku me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde e kanë vizituar sot lokacionin ku do të jetësohet një nga projektet më të mëdha në Kosovës të energjisë diellore.

Aliu tha se me anë të këtij projekti do t’i mundësohet ngrohja e 60 mijë qytetarëve.

Ai po ashtu përmendi edhe disa nga përfitimet që pritet t’i sjell ky projekt.

“Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo rreth 60.000 banorë; Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit; Do të shtohen kapacitetet me rreth 70MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë; Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;

Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2”.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikolla i përgjigjet Alibeajt: Nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Mandateve për arrestimin e Bllakos

Story i radhës

Kush janë gjashtë ambasadorët e rinj të RMV-së

Të fundit nga

ShkoLartë