Që të mund më lehtë të përballen me sfidat që lidhen me inkluzivitetin, 15 drejtorëve të shkollave fillore dhe 15 të mesme kanë ndejkur trajnimin në kuadër të Projektit për përforcimin e kapaciteteve të drejtorëve për ndërtimin e kulturës inkluzive shkollore, i cili është implementuar në dy vitet e fundit nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” dhe Qendra maqedonase për arsimimin qytetar QMAQ dhe 7 organizatat ndërkombëtare. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu në ngjarjen përmbyllëse të projektit, tha ndërtimi i shkollave në të cilat çdo fëmijë ndjehet i mirseardhur, ku nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin ndrësa mësimdhënësitë bashkëpunojnë në realizimin e programeve, shkolla në cilat prindërit janë partnerë në realizimin e procesit edukativo-arsimor, ndërsa autoritetet lokale veprojnë në mënyrë strategjike për përmirësimin e arsimit, është qëllim prioritar si i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ashtu edhe i Qeverisë.
“Roli i drejtorëve në gjithë këtë proces është thelbësor dhe pikërisht ky është kuptimi i këtij projekti. Besoj se drejtimet për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve inkluzive, të cilat janë rezultat i Projektit, do të përfshihen në politikat e ardhshme të Ministrisë dhe do të kontribuojnë në krijimin e shkollave të përshtëshme për çdo fëmijë si kusht për arsim më cilësor dhe më bashkëkohor theksoi Aliu, duke shtuar se Ministria janë të përkushtuar që të ndërtojmë sistem arsimor të themeluar në mosdiskriminimin, respektimin e diversitetit dhe arsimin inkluziv
Gjatë viteteve të fundit, MASH intensifikoi ndryshimet në sistemin nacional arsimor me qëllim që t’i përafrojë tek ato evropiane, të cilët prodhojnë kuadër cilësor por njëkohësishtë nuk i lënë fëmijët jashtë sistemit. Zëvendësministri deklaroi se janë duke u përgatitur programe të reja, janë duke u përgatitur tekste të reja shkollore, po rriten investimet kapitale ndërsa me ç’rast, të gjitha ndryshimet mbajnë vulën e inkuzivitetit.
Institucionet arsimore fitojnë mjete për rikonstrukcion vetëm nëse janë të aksesueshme, angazhojmë asistentë arsimorë si zgjidhje sistemore dhe çdo vit ritet numri i tyre. Në fushën e arsimit të mesëm, është përgatitur version fillestar i ligjit krejtësisht të ri, dhe është formuar grup pune për Ligjin për Arsimin e Lartë.Në mënyr Sistematike i zgjedhim sfidat e fëmijëve të cilët kanë tejkaluar moshën, për të cilën propozuam ndryshime në Ligjin për Arsimin e të Rriturve, Potencoi Aliu.
Duke u nisur nga qëndrimi se inkluzioni nuk ka kufi, Aliu tha se qëllimi i të gjithë pjesmarësve në procesin arsimor është – arsim cilësor që do t’i mundësojë çdo fëmije, në pajtim me nevojat dhe aftësitë e tij, që të arrijë maksimumin e tij. Ky është kusht i domosdoshëm për përforcimin e kapitalit njerëzor të këtij vendi dhe ndërtimin e një të ardhme me presporitet për të gjithë qytetarët.