Admirim Aliti – ish-ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në një deklaratë për TV21, demanton se “strategjia” ku parashihej shfuqizimi i Balancuesit ka marrë dritë jeshile në kohën kur ai ishte ministër i MSHIA, shkruan TV21. Aliti i tha TV21, se në kohën kur ai ka drejtuar me MSHIA ka pasur draft-strategji, që siç shtoi ministria ka lënë hapësirë që ekspertët vendor por edhe të huaj të japin mendim.
“Për strategjinë janë dy momente: Momenti kur strategjia është votuar në korrik të vitit 2023 nga 6 ministrat e BDI-së dhe ministrat tjerë atë kohë, kur ne nuk kemi qenë në qeveri, dhe momenti tjetër është të cilën BDI e përmendin që ka qenë në shkurt të viti 2023 kur është e vërtetë se unë kam qenë ministër, aty ka pasur draft-strategji, në të cilën normalisht ministria ka lënë hapësirë që ekspertë vendor dhe të huaj të japin mendimet e veta. Në përgjithësi strategjitë kur janë në draft-versione kanë fleksibilitetin e vetë. Ajo që duhet të dihet është se unë si ministër atëherë vazhdimisht kam përmendur që balancuesi duhet të avancohet. Me avancim ne kemi nënkuptu që patjetër duhet të ketë mekanizëm për reprezentim të drejtë dhe adekuat në administratën publike”, tha për TV21 ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.
Burimi: tv21