Aliti: Administrata do të bëhet si në Evropë, partitë nuk do të mund t’i punësojnë militantët e tyre

October 31, 2022
1 minut lexim

“Me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për zyrtarët administrativë dëshirojmë të depolitizojmë administratën dhe ta bëjmë atë më transparente dhe efikase në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me zgjidhjet e reja ligjore nuk do të mund të abuzohet me mjet balancues”.

Këtë e tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti në diskutimin e sotëm publik për këto dy ligje të organizuar nga MSHIA.

Duke qenë se kohët e fundit po flitet shumë për abuzimin me mjetin balancues, ministri theksoi se me zgjidhjen e re ligjore nuk do të mund të abuzohet më.

“Kjo do të thotë se kandidati i cili do të aplikojë për një vend pune, pasi të ketë përzgjedhur kombësi maqedonase, shqiptare, turke apo tjetër, nuk do të mund ta ndryshojë atë, siç është rasti me numrin amë, që nuk mund të ndryshohet”, tha Aliti.

Ai përmendi se do të bëhen reforma të caktuara në administratë, pasi siç tha ai, ekziston një vakum i tillë në kornizën ekzistuese ligjore që u jep mundësi partive politike të punësojnë militantët e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit në ‘gatishmëri të lartë’ pas shpërthimeve të shumta në Kiev dhe qytete të tjera në Ukrainë

Story i radhës

UEFA gjobiti FFM-në me 14.500 euro për fishkellima gjatë himnit bullgar

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë