alimehmeti erion veliaj vodhi per vite me radhe 67ef12c2f3f7d

Alimehmeti: Erion Veliaj vodhi për vite me radhë

April 4, 2025
min lexim

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, gjatë një debati televiziv me rivalët e tij nga Partia Socialiste, ka akuzuar drejtësinë për mosveprim dhe ka ngritur shqetësime mbi nivelin e varfërisë ushqimore tek fëmijët në Shqipëri.

Sipas Alimehmetit, drejtësia e re ka lejuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të qëndrojë në detyrë për vite me radhë, duke lehtësuar abuzimet dhe shpërdorimin e fondeve publike. Ai gjithashtu përmendi rastin e Ilir Beqajt, duke theksuar se, ndonëse është nën hetim për çështjen e sterilizimit në shëndetësi, ai vijon të ndiqet në gjendje të lirë.

Në debat, Alimehmeti solli në vëmendje një raport të UNICEF-it për vitin 2024, sipas të cilit 47% e fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç në Shqipëri jetojnë në varfëri ushqimore të moderuar dhe të rëndë. Ai tha se varfëria ushqimore e rëndë ishte 12% në periudhën 2009-2015, ndërsa nga viti 2016 deri në 2022 është rritur në 18%. Ndërkohë, varfëria ushqimore e moderuar ka arritur në 29%.

Alimehmeti theksoi se, ndërsa diskutohet për çështje politike, gjysma e fëmijëve në Shqipëri përballen me mungesën e ushqimit të mjaftueshëm, një situatë që sipas tij kërkon reagim të menjëhershëm.

‘Ka disa gjëra që ndoshta i fut të gjitha me një thes, PS-ja, fut ligjin me zbatimin e ligjit, e duket se është e njëjta gjë, nuk janë e njëjta gjë. Kemi boll ligje që nuk zbatohen.

Ligjit thotë mos vidh, por vjedhin. Mos abuzo me pushtetin, por abuzojnë.

Çështja është se sa shpejt funksionon  gjyqësira, hetuesia e me radhë.

Unë kam një parim të thjeshtë, për mua një drejtësi e vonuar, është drejtësi e munguar.

Ti nuk mund të lësh Erion Valiajn aty prej 10 vitesh dhe vazhdon abuzimin deri në 2025, vazhdon abuzimet dhe paratë ikin tek inceneratori  që nuk ekzistojnë.

Ilir Beqaj, është marrë nën hetim pothuajse sa është krijuar SPAK dhe për çështjen e sterilizimit ndiqet në gjendje të lirë, qindra milionë euro për koncesionet e shëndetësisë.

Nga ana tjetër është në burg për shkak të abuzimit të shumë më pak të parave evropiane, se këtu paskan mekanizma europianët që e kapin çështjen herët, ndalojnë hemoragjinë e parave dhe bëjnë shembull, që të tjerët që vijnë pas Beqajt, të mos vjedhin.

UNICEF flet për varfërinë ushqimore të fëmijëve 0-5 vjeç në Shqipëri. Në vitet 2009-2015 niveli i varfërsië së rëndë ushqimore për fëmijë ishte 12%. Nga 2016-2022 ka shkuar 18%. Përsa i përket varfërisë ushqimore të moderuar të fëmijëve është 29%.

Ne sot kemi 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore.

Ndërkohë që ne flasim gjëra të bukura këtu, UNICEF na thotë se kemi gati gjysmën e fëmijëve 0-5 vjeç të cilët janë në varfëri ushqimore të moderuar dhe të rëndë’, tha Ilir Alimehmeti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjermania dhe austria i ndalojne hyrjen milorad dodik si do te veprojne vendet e ballkanit 67ef0d64c4613
Story i mëparshëm

Gjermania dhe Austria i ndalojnë hyrjen Milorad Dodik, si do të veprojnë vendet e Ballkanit?

veton berisha e kemi te nevojshme te jemi pjese e nje qeverie qe na respekton 67ef1c5bbf248
Story i radhës

Veton Berisha: E kemi të nevojshme të jemi pjesë e një qeverie që na respekton

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë