Alibeaj takim me deputetët e PD-së para nisjes së sesionit të ri parlamentar

min lexim

Enkelejd Alibeaj pritet të zhvillojë një  takim me deputetët e PD-s në  orën 10:30 tek kryesia e Kuvendit, para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Grupimi i Alibeajt pritet të përcaktojë aksionin opozitar parlamentar, ndërsa pasdite deputetët pritet të mblidhen në seancë plenare.

Kujtojmë se deputetët që kanë shprehur mbështetje pë Alibeajn, para disa ditësh e konfirmuan si kryetar grupi, ndërsa mbështetësit e Sali Berishës kanë zgjedhur si kryetar grupi Luçiano Boçin.

Deri më tani në mbledhje kanë mbërritur: Zheni Gjergji, Dhurata Cupi, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi, Dashhnir Sula, Selaudin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj, Andia Ulliri dhe Kreshnik Çollaku.

Sot nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot rikthehen sërish deputetët në orën 18:00.

Agjenda e ditës së sotme parashikon njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend dhe programin një mujor të punës.

Burime nga e djathta konfirmojnë se janë përfshirë në kalendar tre nismat e tyre ligjore. PD kërkon që burgu i SPAÇ dhe Tepelenës të kthehen në muze kombëtar. Së dyti, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe së treti nisma për dekomunistizimin.

Edhe burime nga Partia Socialiste konfirmojnë se janë futur në kalendarin e punës nismat e tyre ligjore për dhënien fund të karrierës politike të politikanëve që figurojnë të kenë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizita e Brnabiç në Veri të Kosovës, policia merr masa të rrepta: “Paralizohet” lëvizja

Story i radhës

Prokuroria e Shkupit dorëzon aktakuzë ndaj kompanisë “Besa Trans” dhe drejtuesit të saj

Të fundit nga