Alibeaj për Portin e Durrësit: Kompania e regjistruar në ishujt Kajman, nuk i dihen pronarët

min lexim

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj ka publikuar sot disa dokumente në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për një nga kompanitë investitore në Portin e Durrësit.

Sipas Alibeajt kompania Symphony Investment është një kompani off-shore, e regjistruar në ishujt Kajman. Për të nuk dihen as kush janë pronarët.

Edhe projekti pa garë sipas tij është tregues se ky projekt është një abuzim ndaj pronave dhe parave të shqiptarëve.

“Pse nuk ushtruat ju një praktikë fare të thjeshtë të tipit, dakord Alabarin e keni 2.1 mld po pse të mos identifikojmë edhe disa nga investitorët e mëdhenj, global, strategjik me shpresën se ndoshta ndonjëri prej tyre mund të ofronte edhe më shumë çështje.

Duhet me domosdoshmërisht të ketë garë. E ka thënë Brukseli, e ka thënë Europa, BE. Përse keni zgjedhur ju që ta bëni pa garë ndërkohë që është një detyrim kushtetues.

Duhet një shpjegim për shqiptarët meqë ju mbroni palën e investitorit privat, ne mbrojmë pasurinë e shqiptarëve.

Edhe dokumenti i marrë nga regjistri publik përcakton se shoqëria Simphony Investment është e regjistruar në ishujt Kajman. A e dini ju se cilët janë pronarët e kësaj shoqërie që shteti shqiptar i dha statusin e investitorit strategjik?

Pra një shoqërie të regjistruar në off-shore, ku asgjë nuk dihet se kush e ka,” tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

zv/ministri Bushi: Prioritet i MPB-së është mbajtja e raporteve të mira me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë

Story i radhës

Pse Jennifer Aniston ka pasur një marrëdhënie të vështirë me nënën e saj?

Të fundit nga