alibeaj krajes a jeni i shqetesuar per kritikat e kryeministrit pergjigjet kreu i spak 62876b1cf1185

Alibeaj- Krajës: A jeni i shqetësuar për kritikat e kryeministrit?/ Përgjigjet kreu i SPAK

May 20, 2022
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Krajës, në Komisionin e Ligjeve.

Alibeaj u ndal tek kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, teksa theksoi se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt e politikës në punët e drejtësisë.

Në javët e fundit ka ndodhur që ka pasur deklarime politike të pushtetit, nga kryeministri, ministri i Drejtësisë, që kërkojnë t’ju tregojnë prioritetet, të vendosin agjendën. Kujtoj këtu deklaratat e kryeministrit në asamble e me radhë. Sipas opinionit tim kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt e politikës në punët e drejtësisë.

Juve konsideroni që kjo është një ndërhyrje në punën tuaj dhe a rrënon sipas konsideratave tuaja vlerësimin e publikut te veprimtaria juaj? E shihni apo e keni menduar ju që Kuvendi i Republikës duhet të miratojë një dispozitë që të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në fuqi”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Kraja u përgjigj se deklaratat e maxhorancës nuk i kanë parë si ndikim, duke shtuar se gjithsecili ka të drejtë për të shprehur opinionet e tyre.

Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, tha Kraja.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

final 4 i jr nba kosoves 62876b198ffc5
Story i mëparshëm

Final 4 i JR NBA Kosovës

OSOGOVA 1
Story i radhës

MMJPH: Osogova gjithashtu ka potencial të jetë pjesë e rrjetit evropian NATURA 2000

Të fundit nga

ShkoLartë