ali ahmeti vizitoi familjen e deshmorit te kombit ali mahmuti 67f97d2f7627a

Ali Ahmeti vizitoi familjen e dëshmorit të kombit, Ali Mahmuti

April 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 prill – Sonte vizitova familjen e Dëshmorit të Kombit – Ali Mahmuti, një bir i këtij vendi që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

U mirëpritëm me ngrohtësi e respekt nga baci Nejazi, babai i dëshmorit, si dhe nga vëllezërit e tij dhe të afërm – një familje fisnike, që edhe sot mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

Biseduam për rrugën e përbashkët të përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, për idealet që nuk zbehen asnjëherë, dhe për nevojën që brezat e ri të mos i harrojnë ata që dhanë gjithçka për të sotmen tonë.

Respekt i përjetshëm për familjet e dëshmorëve. Ata janë kujtesa dhe ndërgjegjja jonë historike.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1204241484403305&set=pcb.1204241517736635

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

elezi nese nuk jemi unik brenda vlen it i japim mundesi bdi se qe ti ike drejtesise 67f97d27ddd37
Story i mëparshëm

Elezi: Nëse nuk jemi unik brenda VLEN-it i japim mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë

kqz u jep 24 ore afat partive per heqjen e posterave propagandistike urdheron partite politike te 67f982c6611b8
Story i radhës

KQZ u jep 24 orë afat partive për heqjen e posterave propagandistikë, urdhëron partitë politike të…

Të fundit nga

Qazimi: Rrethi i Ahmetit po e devijon BDI-në

Ish-zëvendësministrja e Arsimit dhe funksionare e Bashkimit Demokratik për Integrim, Lindita Qazimi, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj rrethit të ngushtë të liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti, pas një takimi
ShkoLartë