Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit me fjalët e Gjergj Fishtës

“Ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”, kështu do të thoshte dikur Gjergj Fishta dhe pikërisht ky ishte ideali me të cilin më 22 Nëntor të 1908-tës u bashkuan veprimtarët e mbarë trevave të kombit për të ruajtur të shenjtën gjuhë shqipe nga kthetrat e tjetërsimit përmes një alfabeti të unifikuar.

Sa frymëzuese mbi atë çast krenarie të bashkimit kombëtar ishin sot në Akademinë Solemne vargjet dhe fjalët në këngën epike “Kongresi i Alfabetit” të artistit të kombit, Ilir Shaqiri që do të jehojnë përjetë në ndërgjegjen e brezave të rinj për të mos harruar guximin e trimave dhe angazhimin intelektual të rilindasve që jetën e shkrinë në shërbim të përjetësisë së idealeve kombëtare.

Çdo shkronjë e alfabetit tonë le ta bëjmë histori lavdie dhe përparimi! Urime të gjithë shqiptarëve 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe!🇦🇱

Burimi:________

Story i mëparshëm

Tetova përfshihet nga vërshimet

Story i radhës

Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e “Challenge Cup” dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar

Të fundit nga