“Ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”, kështu do të thoshte dikur Gjergj Fishta dhe pikërisht ky ishte ideali me të cilin më 22 Nëntor të 1908-tës u bashkuan veprimtarët e mbarë trevave të kombit për të ruajtur të shenjtën gjuhë shqipe nga kthetrat e tjetërsimit përmes një alfabeti të unifikuar.
Sa frymëzuese mbi atë çast krenarie të bashkimit kombëtar ishin sot në Akademinë Solemne vargjet dhe fjalët në këngën epike “Kongresi i Alfabetit” të artistit të kombit, Ilir Shaqiri që do të jehojnë përjetë në ndërgjegjen e brezave të rinj për të mos harruar guximin e trimave dhe angazhimin intelektual të rilindasve që jetën e shkrinë në shërbim të përjetësisë së idealeve kombëtare.
Çdo shkronjë e alfabetit tonë le ta bëjmë histori lavdie dhe përparimi! Urime të gjithë shqiptarëve 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe!🇦🇱
Burimi:________