Ali Ahmeti tani i han llafet e veta: Jo – jo, s’kam folë me Artanin

December 30, 2024
1 minut lexim

Në lidhje me deklaratën e djeshme, të dhënë për vendodhjen e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, TV21 e ka kontaktuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në përgjigje, kryetari i integristëve e ka përsëritur edhe një herë se nuk ka kontakte me Grubin, ndërkaq sa i përket pjesës ku thotë “se me siguri ndodhet në hapësirat shqiptare”, Ahmeti është përgjigjur shkurt:

“Personalisht, nuk kam kontakt me Artan Grubin dhe nuk kam informacione të detajuara mbi vendndodhjen e tij aktuale.
Komenti im u bazua në atë që është deklaruar publikisht nga zyrtarë të qeverisë, si dhe në faktin se ai ka kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Besoj fuqimisht se çdo qytetar, përfshirë edhe z. Grubi, meriton një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, larg çdo aplikimi selektiv të drejtësisë”, tha Ahmeti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe modelet standarde të iPhone 17 do të kenë ekrane me frekuencë të lartë rifreskimi

Story i radhës

City pagoi 117 milionë euro për të, Grealish e mbyll vitin 2024 pa shënuar asnjë gol

Të fundit nga

ShkoLartë