Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një interviste kushtuar përvjetorit ë 20 të themelimit të partisë me të cilën ai udhëheq ka thënë se sukseset e Bashkimit Demokratik për Integrim njëherësh janë edhe suksese të miqve ndërkombëtar të cilët kuptuan drejtë filozofinë tonë politike e mbi të gjitha demokratike.
“Sigurisht që ky nuk është sukses vetëm i yni po është sukses edhe i miqve tanë ndërkombëtar që kuptuan drejtë filozofinë tonë politike e mbi të gjitha demokratike sepse ne nuk deshëm më shumë se sa mos të jemi qiraxhinjë në shtëpinë tonë dhe pikërisht sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë qiraxhinjë në shtëpinë e vet”, është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.