Ali Ahmeti: Shqiptarët 29.5% në Republikën e Maqedonisë së Veriut

March 30, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar dhe njëherësh ka uruar qytetarët por edhe institucionet për shpalljen e rezultateve të procesit të Popullsisë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut  pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Shqiptarët janë 29.5% ne Maqedoninë e Veriut sipas Regjistrimit 2021

Story i radhës

OKB: Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë