“Punët e mëdha rrjedhin mirë vetëm kur jemi bashkë, vogëlsirat t’i lejmë pas krahëve sepse është ky është shekulli i shqiptarëve.” Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e Akademisë tradicionale solemne në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe pavarësisë, informon GAZETA.MK
Ahmeti me këtë rast para të pranishmëve gjithashtu ka thënë se ngado që kishte ecur sot, vetëm gëzime ka parë dhe ky gëzim sipas Ahmetit po ndërtohet mbi gjakun njerëzve të cilët në jetë të jetëve duhet t’i kujtojmë, sepse nga gjaku i tyre ne sot jemi bërë bashkë këtu të festojmë të lirë.
“Ia kemi lënë historisë që ne festat e Nëntorit i festonim fshehurazi, që flamuri shqiptar fshehurazi ngritej, që shpresat mos të humbnin, por duhet kujtuar atë që na mbajti shpirtin gjallë 500 vjet me radhë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duhet kujtuar etëritë e pavarësisë dhe të Nëntorit të dytë, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e Isa Boletinin”, ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.