ali ahmeti premton se nuk do te ndalen duke rritur rrogat 626e832f65b1c

Ali Ahmeti premton se nuk do të ndalen duke rritur rrogat

May 1, 2022
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punëtoreve duke theksuar se 1 Maji dhe e gjithë retrospektiva kohore e përpjekjeve për afirmimin e të drejtave të punëtorëve, gjen vendin tonë sot më të përkushtuar se kurrë më parë për avancimin e statusit socio – ekonomik të gjithë atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësinë e zhvillimit të vendit.
“Indikatorë të kësaj qasje vlerësuese janë paga e rritur minimale në 18.000 denarë, paga mesatare që arrin deri në 30.000 denarë, si dhe masat anti krizës globale energjetike dhe ekonomike për të mbrojtur buxhetin familjar. Këtu nuk do të ndalemi, së shpejti do të rrisim edhe pagat në arsim, në gjithë sektorin publik, përfshirë këtu edhe administratën shtetërore. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor ka vlerë dhe mbi këto parime do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt të ardhmes së përparuar”, ka shkruar Ahmeti.

MARKETING

RENT A CAR

grubi paga minimale 18 000 mesatarja 30 000 po rrisim dhe pagat tjera 626e7e85b7beb
Story i mëparshëm

Grubi: Paga minimale 18.000, mesatarja 30.000 po rrisim dhe pagat tjera

dite e keqe per edon zhegroven ne france tre penallti e dy te skuqur 626e8374bfcc4
Story i radhës

Ditë e keqe për Edon Zhegrovën në Francë! Tre penallti e dy të skuqur

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë