Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë.
Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!
Burimi:________