ali ahmeti perkujton viktimat e lubotenit plaget e historise nuk mbyllen duke i harruar 6a7c9b922b30f

Ali Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit: Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar

August 12, 2026
1 minut lexim
ali

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve të Lubotenit, në 25-vjetorin e tragjedisë së 12 gushtit 2001.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se kujtimi i viktimave është i domosdoshëm për të mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla.

“Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Ahmeti ka kujtuar se më 12 gusht të atij viti, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, humbën jetën.

“Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar”, ka theksuar kreu i BDI-së.

Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti ka shprehur nderimin për viktimat e Lubotenit.

“Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”, ka përfunduar Ahmeti, përcjell Zhurnal.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kate moss dhe vajza e saj lila zbarkojne ne formentera ja si po shijojne pushimet luksoze 6a7c97a1b1cbc
Lajmi i mëparshëm

Kate Moss dhe vajza e saj Lila “zbarkojnë” në Formentera, ja si po shijojnë pushimet luksoze

zulfaj kosova ka argumente te fuqishme per statusin kandidat ne be 6a7cb217282c9
Lajmi i radhës

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Të fundit nga

ShkoLartë