Ali Ahmeti përkujton dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e rënies së tij në Koshare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e tij të rënies heroike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Ahmeti shkruan se Aliu ishte rritur nën frymën e atdhedashurisë ndaj dha kontributin e tij në luftën e Kosovës, ku ra heroikisht në Kushare.

Statusi i plotë:

Kujtojmë sot në 25 vjetorin e rënies heroike në betejën e Koshares, heroin e kombit Mujdin Aliu.
I rritur me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë në vatrën e tij familjare, Mujdini do t’i përgjigjej pa ngurrim kushtrimit që lëshoi Kosova dhe me gjakun e tij do të ujisë rrënjët e lirisë së saj.
Bashkë me shokë do t’u jepnin goditje të fortë forcave ushtarake serbe në Koshare duke thyer kufirin e vendosur nga ana e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Lavdi e përjetshme Mujdin Aliut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=964318401728949&set=a.465898708237590

Story i mëparshëm

Banorët e Shipitullës ankohen se KEK-u nuk po ua kompenson objektet

Story i radhës

“Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, a do të përfshihen SHBA dhe aleatët në një luftë gjithëpërfshirëse”, këto janë fjalët e Presidentit Biden

Të fundit nga