Lideri i BDI, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Gostivar në vizitë ngushëlluese te familja Zenku, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së ish kryetarit të Gostivarit, Enver Zenku.
“Në emër të familjes Zenku e faleminderojmë liderin e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti për vizitën ngushëlluese me rastin e vdekjes së bashkëshortes së familjarit, z. Enver Zenku. Mirënjohje dhe respekt edhe për Kryeparlamentarin z. Talat Xhaferi, z. Nevzat Bejta, dhe z. Valdet Xhaferi”, thuhet në njoftimin e familjes Zenku nga Gostivari.
Edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, Reis Ul Ulema Shaqir Efendi Fetahu i shoqëruar nga Myftiu i Myftinisë së BFI – Gostivar, Hoxhë Sabahudin Efendi Zendeli, sekretari gjeneral i BFI, z. Irsal Jakupi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan familjen Zenku.
“Delegacioni na nderoi me vizitën e tyre ngushëlluese me rastin e vdekjes së bashkëshortes së familjarit tonë, z. Enver Zenku. Në emër të familijes Zenku, u shprehim konsideratat tona më të larta, me dëshirën që të gjithëve të ua kthejmë për të mirë, Zoti u bekoftë”, shkruan në njoftimin e familjes Zenku.
Me rastin mortor,me qindra dhe mijëra qytetarë shpreehn ngushëllimet e tyre, në mesin e të cilëve edhe deputeti i zonës, Halil Snopçe, kryetari i Gostivarit Arben Taravari si dhe shumë personalitete të jetës publike. Nga familja Zenku faleminderojnë të gjithë dashamirët për respektin e treguar.
“Të dashur familjarë, miqë e dashamirë. Më lejoni që në emër të familjes të shpreh faliminderim dhe respekt pa fund që me ngushëllimet dhe përkrahjen tuaj na mundësuat më lehtë të përballojmë ndarjen nga jeta të familjares sonë. Ishte afërsia e juaj që dhimbjen tonë e lehtësojë, andaj ju shprehim mirënjohje pafund. Me uratat që të ia kthejmë për të mirë secilit nga Ju, edhe njëherë ju shprehim faleminderim. Me respekt familja Zenku”, përfundon njoftimi.
Enver Zenku ishte kryetari i parë shqiptar në komunën e Gostivarit pas shembjes së sistemit komunist. Zenku mbahet mend në historinë më të re të shqiptarëve si firmëtar i aktit të themelimit të Universitetit të Tetovës, bashkë me kryetarët e Tetovës Shaqir Aliti dhe Dibrës Qemal Xhafa.