Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë format ndryshe dhënë për televizionin 21, deklaroi se asnjehrë nuk e amniston askend që vepron në kundërshtim me ligjin.
“Gjithmonë kam thënë dhe e them se të keqpërdorësh besimin që dikush ta jep për një pozitë publike, të keqpërdorësh paratë publikë është e jashtëligjshme por edhe veprim i pandergjëgjshëm, që jetëm personat pa ndërgjegjë e bëjnë, ndaj unë, Ali Ahmeti asnjëherë deri më tani nuk kam mbrojtur asnjërin që vepron në kundërshtim me ligjin. Qoftë nga kolegët e mi në politikë, bashkëpartiak apo edhe familjarë, ky rregull vlen për të gjithë, sepse është parim të cilin e kam ndjekur tërë jetën. Ju kam thënë edhe familjarëve të mi që nuk do t’I përfshijë në politikë por i kam motivuar të punojnë privatisht, sepse edhe ata janë njerëz dhe nuk mund të jetojnë nën hijen e emrit tim gjatë gjithë jetës”, deklaroi Ahmeti.