Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Qerimi nga Opaja për vdekjen e birit të tyre, Rexhail Qerimi në burgun e Shkupit.
Ngushëllime të sinqerta familjes Qerimi nga Opaja për birin e tyre Rexhailin i cili ndroi jetë sot në burgun e Shkupit.
Rasti Alfa ka ngritur dyshime në opinionin publik në vend dhe me të drejtë kërkohet rigjykim për ta zbardhur të vërtetën.
Fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë.